Ndonëse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta mbuluar polisa kufitare për bashkatdhetarët apo siç njihet ndryshe “Kartoni i gjelbër”, disa qytetarë e kishin paguar atë.
E për këtë temë, u kërkua nga deputetja e VV-së Jeta Statovci, anëtare e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku po raportonin drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli tha se janë në dijeni për këtë rast, teksa ka shtuar se nuk do të lejojnë që të bahen pagesa të dyfishta, si nga ana e Qeverisë dhe e qytetarëve.
“Edhe në vitin 2020 por edhe këtë vit, kemi pasur situata kur nuk është kuptuar drejtë marrëveshja. Në situata të caktuara kemi instruktuar që të merren masat e nevojshme dhe në asnjë situatë nuk do të ketë pagesa të dyfishtë”, tha Havolli.
Ndërkaq Guvernatori Fehmi Mehmeti tha se bashkatdhetarëve iu është ofruar mundësia që ta bëjnë pagesën e polisës online.
Tutje Mehmeti tha se në veri të vendin operojnë banka ilegale dhe për këtë kanë informuar edhe Policinë e Kosovës.
“Në veri të vendin ka dhe për këtë është e i formuar Policia e Kosovës. Një ka qenë në Graçanicë por që ajo është mbyllur, ndërsa në veri të vendit ato ende operojnë”, tha Mehmeti.