Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkuren se kanë lëshuar pasaportën e tyre të parë “X” për një person që nuk e njeh veten në zgjedhjen tradicionale “mashkull” ose “femër”, në përputhje me premtimin e presidentit Joe Biden për të marrë më shumë parasysh të drejtat e pakicave seksuale.
Departamenti i Shtetit ka “shtuar një shenjë X për gjininë jo-binare, për personat ndërgjinor” dhe për të gjithë ata që nuk mund të identifikohen si pjesë e kritereve gjinore të propozuara deri më tani, tha zëdhënësi i Biden, Ned Price.
Mundësia e re do t’u ofrohet të gjithë aplikantëve për lëshimin e pasaportave nga fillimi i vitit 2022, tha Price, duke vënë në dukje angazhimin e diplomacisë amerikane për “promovimin e lirive, dinjitetit dhe barazisë së të gjithë njerëzve”.
Të paktën njëmbëdhjetë vende të tjera në botë, duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë dhe Argjentinën, por edhe India dhe Pakistani ofrojnë opsionin e zgjedhjes së “X” ose “tjetrit” në pasaportat e tyre, sipas Rrjetit të Punëdhënësve me qendër në Londër për Barazi dhe Përfshirje.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken lehtësoi rregullat në qershor, kur lejoi qytetarët amerikanë të zgjidhnin gjininë e tyre në pasaportat e dhëna.
Më parë, personat që dëshironin të regjistronin një gjini tjetër dhe nuk përputheshin me të dhënat e regjistruara në regjistrat e lindjes, duhej të dorëzonin një certifikatë mjekësore.
Demokrati Joe Biden deklaroi se prioriteti i tij do të ishte mbrojtja e të drejtave të pakicave seksuale në botë dhe ai ishte më i angazhuar në këtë çështje se çdo paraardhës i tij, veçanërisht në krahasim me republikanin Donald Trump.
Ndërsa sekretari i Shtetit i Trump ishte Mike Pompeo, i cili ambasadave amerikane u ndalohej rreptësisht të shfaqnin flamuj me ngjyrë ylberi, simbole të komunitetit LGBTQ. /Gazeta “Enigma”/