Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Superligës Evropiane, duke ua bërë me dije klubeve që i janë bashkuar asaj se do të përballen me pasoja të rënda.
Krijimi i Superligës Evropiane nga 12 klube të mëdha evropiane, shkaktoi polemika të papara dhe u kundërshtua nga shumë të dielën.
Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Inter, Milan dhe Juventus, janë 12 klubet themeluese të Superligës, ndërsa tri të tjera nuk janë bërë të ditura ende.
“Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet”, tha Infantino.
Ndër kundërshtuesit e saj të mëdhenj është edhe organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA.
Duke folur të martën në Kongresin e UEFA-s, shefi i FIFA-s Infantino tha se në FIFA mund vetëm ta kundërshtojmë fuqishëm krijimin e Superligës, e cila është një dyqan i mbyllur.