Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me COVID, raporton Gazeta Enigma.
Ndërsa, nga 1 mijë e 557 testime, 16 raste kanë rezultuar pozitive me COVID.
MSH njofton se sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.
Numri total i dozave të administruara është mbi 1 milion, ndërsa të vaksinuar benda 24 orëve janë katër mijë e 597 persona.