Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në Junik.
LDK-ja do të përballet me AAK-në në Junik dhe në balotazh kanë bashkuar forcat për të fituar këtë komunë.
Kandidati për kryetarë të Junikut nga LDK-ja, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kjo marrëveshje vjen për të ndërruar qeverisjen 12 vjeçare të AAK-së.
Shehu tutje ka shkruar se ditëve në vijim do të publikojnë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025. /Gazeta “Enigma”/
Njoftimi i plotë në Facebook: