Këtë të premte pritet të miratohet buxheti për vitin 2022

Këtë të premte pritet të miratohet buxheti për vitin 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media njoftoi se e ka diskutuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, që të premten të zhvillohet një mbledhje e Qeverisë për të miratuar buxhetin për vitin 2022, që pritet të jetë 9 për qind më i lartë se buxheti i rishikuar në mes të këtij viti.

“Sot kam pasur takim me ministrin e Financave para se të fillojë orari i punës dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë në të cilin do të miratohet buxheti dhe natyrisht atë mbledhje do të mund ta ndiqni edhe ju, por krahasuar me rishikimin e buxhetit të bërë në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë dhe do të jetë sipas kërkesave tona”, ka thënë Kurti./Gazeta “Enigma”/

Related Articles