Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 29/10/2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.
Pasi u shqyrtuan të gjitha materialet, Komisioni disiplinor dënoi me tri ndeshje mos lojë, futbollistin e Ulpianës, Gentian Emini, shkruan Gazeta Olle.
Emini kishte goditur në mënyrë të pakontrolluar lojtarin kundërshtar në ndeshjen ndaj Malishevës, dhe kjo i ka kushtuar me mos paraqitje në tri ndeshje.
Vendimi i plotë:
Lojtari i KF ‘Ulpiana’ me nr fanelle 5 Gentian Emini dhe nr ID.005592M97. Në minutën 87 të ndeshjes Malisheva-Ulpiana ndërhyrje e pakontrolluar, ndaj lojtarit kundërshtar duke e goditur në gjoks dhe në fytyrë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK. /Gazeta “Enigma”/