KFOR-i has në mbetje mortore gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti të ri

KFOR-i has në mbetje mortore gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti të ri

Gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti të ri, në bazën e KFOR-it janë gjetur mbetje mortore.



KFOR-i në një përgjigje elektronike thotë se mbetjet mortore dyshohet se janë mbetje njerëzore.

“Gjatë punimeve për ndërtimin e një objekti të ri, në gërmim e sipër  janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të reja në lidhje me këto mbetje”, kanë thënë KFOR-i për Telegrafin.

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella thotë se hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Të gjitha provat në këtë rast i janë dorëzuar Policisë së Kosovës e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

/Gazeta Enigma/

Related Articles