Me fillim në ora 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Ndërsa, dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, por në këtë certifikim nuk janë përfshirë komuna e Shtimes, Ferizajt, Podujevës e Kllokotit për shkak të ankesave./Gazeta “Enigma”/