Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin hungarez, Jozsef Bencze, me të cilin ka biseduar për situatën me pandeminë.
Osmani në këtë takim ka theksuar se sigurimi i vaksinave është primar për të gjitha institucionet.
Ndër të tjera, ambasadori Bencze, ka konfirmuar mbështetjen e Kosovës në rrugën euro-atlantike, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Osmani ka kërkuar nga ambasadori hungarez që shteti i tij të rritë numrin e bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Hungari.
“Zonja Osmani potencoi edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit me shtetin hungarez, me fokus në rritjen e numrit të bursave për studentët tanë për t`i ndjekur studimet në Hungari”, thuhet në njoftim.
Në diskutimin për bashkëpunimin në të ardhmen, kjo zyrë njofton se Osmani ka premtuar se do të mbështesë qeverinë e vendit në të gjitha nismat dhe projektet e përbashkëta me Hungarinë.