Në konferencën vyrtuale për shtyp të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u arrit koncensusi i pajtimit se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë gjatë muajve të ardhshëm nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys, ishte optimist në deklaratën e tij lidhur me përpjekjet për futjen nën kontrollë të pandemisë.
“Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha ai duke shfaqur brengën për shkallën e lartë të përhapjes së COVID-19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.
Aktivistja për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, tha se është ironike që në vendet e pasura cdo I katërti ëhstë vaksinuar për dallim nga vendet në zhvillim ku vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e ka marrë njërën dozë.
“Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo, duke shtuar se “E vetmja gjë e drejtë morale është t’u jepet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuart, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër”, shtoi aktivistja Thunberg.