Merret vendimi për organizimin e mësimit plotësues në ciklin parauniversitar

Merret vendimi për organizimin e mësimit plotësues në ciklin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar vendimin që parasheh organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar, përkatësisht për dy lëndët kryesore, gjuhë amtare dhe matematike.

-Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë.

-Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore”, thuhet në njoftimin për media.

Mësimi plotësues pritet të filloj nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimor.

Related Articles