Ylli i St Etienne, Wahbi Khazri ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Metz në Ligue 1 duke hedhur që tani kandidaturën për të fituar çmimin Puskas që jepet për golin më të mirë të vitit.
Metz dhe St Etienne luajtën baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Farid Boulaya (9’) për vendasit dhe Wahbi Khazri (16’) për mysafirët.
90+2e : ⏹ Terminé. Les Verts prennent un point à Metz. Un résultat pas encore à la hauteur de leurs espérances et de leur investissement.
???? 1-1 ???? #FCMASSE pic.twitter.com/mYXSfuhYAb— AS Saint-Étienne (@ASSEofficiel) October 30, 2021
Megjithatë, goli i shënuar nga mysafirët ishte ai i cili befasoi të gjithë dhe ka pushtuar çdo medium dhe rrjet social. Khazri ka arritur të shënojë njërin nga golat më të mirë të sezonit, në mos thënë më i miri deri tash.
68 – Wahbi Khazri scored from a distance of 68 metres against Metz, the furthest goal scored in Ligue 1 since Opta started collecting data (2006/07). Audacity. #FCMASSE @ASSEofficiel @Ligue1UberEats pic.twitter.com/xiPeTjJ6Px— OptaJean (@OptaJean) October 30, 2021
Sulmuesi tunizian ka arritur të shënojë një gol të jashtëzakonshëm nga një largësi prej rreth 70 metrash. Goli i Khazrit tashmë ka hedhur kandidaturën për të fituar çmimin Puskas.