Boksieri shqiptar, Alban Beqiri ka vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror të boksit për amator që po mbahet në Beograd.
Beqiri para se të ngjitej në ring u fishkëllye, por fishkëllimave të tifozëve serbë iu përgjigj në mënyrën me të mirë me fitore.
Boksieri i Shqipërisë në 1/8-ën e finaleve e mposhti boksierin nga Panama, Eduardo Beckford Chambers me rezultat 4:1 në kategorinë 71 kilogramë.
Beqiri është vetëm një hap larg medaljes, në çerekfinale, pasi dy ditë më vonë, takohet me Zeyad Eashash të Jordanisë.