Mitrovicasit që mbetën të vrarë vitet e fundit, disa nga rastet ende nuk janë zbardhur

Mitrovicasit që mbetën të vrarë vitet e fundit, disa nga rastet ende nuk janë zbardhur

Një zënkë mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu të premten në Mitrovicë. 25 vjeçari me inicialet A.M, vdiq pasi u sulmua fizikisht me një mjet të mprehtë nga dy të dyshuar.

Në raportin e Policisë thuhej se fillimisht i riu u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe se më pas u transferua për në QKUK, ku edhe vdiq.

“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili  duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport”, thuhej në raport.

Më vonë, Policia njoftoi se është bërë edhe identifikimi i të dyshuarve. Të dyshuar për vrasjen janë Lundrim Beqiri dhe A.Z, të cilët ndodhen në arrati.

“Nga veprimeve të deritanishme hetimore, hetuesit policor  kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  Vrasje”, thuhej në njoftim.

25-vjeçari ishte një nga viktimat e shumta që humbën jetën si pasojë e posedimit të armëve nga të rinjët.

Për një periudhë të shkurtër në këtë qytet u shua jeta e disa të rinjve.

Disa nga vrasjet ende nuk kanë arritur të zbardhen, ndërsa dhuna dhe pasiguria në qytetin e Mitrovicës po vazhdon.

Më poshtë gjeni vetëm disa nga të rinjtë që jeta e tyre u ndal në gjysmë:

Ermal Kamberaj, Valon Sadiku, Driton Salihu, Valmir Fazliu, Mehmet Kurti, Albert Muja e shumë të tjerë që u vranë tragjikisht në vitet e fundit.

Related Articles