Zlatan Ibrahimovic e shënoi golin e 400-të në ligë në fitoren e Milanit kundër Romës të dielën në Serie A.
Ibrahimoviqi e sfidoi moshën përsëri për ta frymëzuar skuadrën e tij të re, Milan, me një lojtar më pak në fushë, që ta mposhtë Romën 2:1 të dielën, dhe ta ruaj ecurinë pa humbje në sezonin vjeshtor të edicionit 2021/2022 në serie A
Sulmuesi suedez, 40 vjeç, e shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shënoi Franck Kessie, në Stadiumin Olimpik për fitoren e 10 nga 11 ndeshje të Milanit në ligë.
Ky ishte goli i tij i 400-të në ligë dhe erdhi pikërisht në moshën 40-vjeçare.
Nga 400 në përgjithësi që i ka shënuar në liga të ndryshme vendore, 150 prej tyre i ka realizuar në Serie A me Milanin, Interin dhe Juventusin.
Milani tani mbledh 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli, dhe do ta presë Interin në derbin e qytetit të dielën e ardhshme me një epërsi prej shtatë pikëve në tabelën e Serie A.
Roma e Jose Mourinhos, e cila e pësoi humbjen e katërt sezonale në ligë, ngel në vendin e katërt me 19 pikë. /Gazeta Enigma?
Zlatan Ibrahimović keeps reaching new milestones at the age of 40. ????
???????? 150 goals scored in Serie A
⚽️ 400 goals in domestic leagues#UCL pic.twitter.com/FUQsmMOH9I— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 31, 2021