Presidenti boshnjak, Bakir Izetbegoviq ka deklaruar se ata janë të gatshëm që të luftojnë nëse një luftë e tillë u imponohet.
Ai ka thënë se nuk do të lejoj që ata të cilët mohojnë gjenocidin të shtrijnë sundimin në Bosnje.
“Absoulutisht. Më parë do të vdes sesa të lejoj që ata të cilët kryen gjenocidin ta sundojnë Bosnjën. Po u tregoj këtë sot për Ramazan. Ata mund të fillojnë, por nuk do ta dinë se si do të përfundojë”, tha Izetbegović në një intervistë për mediat boshnjake.