Kosova pëson rënie të madhe nga të hyrat në turizëm, premtohen politika zhvillimore

Kosova pëson rënie të madhe nga të hyrat në turizëm, premtohen politika zhvillimore

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë publikuar një hulumtim që tregon se Kosova ka pësuar rënie të madhe nga të hyrat në turizëm.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, lidhur me këtë hulumtim ka thënë se fal pandemisë, turizmi ka rënë ndjeshëm.

“Me përballjen e pandemisë sektori i turizmit kemi pësuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70%, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind “, ka shtuar ajo.

Ministrja ka premtuar politika të reja që do ta nxisin zhvillimin e këtij lloj turizmi në Kosovë.

“Ka ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi përparësi nga aspekti kulturor dhe natyror, dhe jemi vendi i pasur si turizmi malor, me vlera artizanale, duhet të sjellim oferta sa më të mira dhe jemi të përkushtuar që të zhvillojmë politika për zhvillimin e turizmit.” është shprehur Hajdari.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti, falënderoi ministren për pjesëmarrjen në këtë ngjarje. Më pas ia tha se asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit.

“Faleminderit që më në fund edhe turizmi të jetë një nga prioritetet e qeverisë duke marr parasysh që asnjë Qeveri nuk e ka pasur parasysh dhe do të jemi krahu i djathtë i institucioneve”, u shpreh ai.

Related Articles