Sergi Barjua, tekniku provizor i Barcelonës ka marrë disa lajme të mira nga infermieria përpara ndeshjes ndaj Dynamo e Kievit.
Ansu Fati, Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong janë rikuperuar nga problemet fizike dhe janë gati të fluturojnë drejt Kievit. Ndërkohë nuk është e qartë nëse këta të tre do të startojnë nga minuta e parë ndeshjen.
Gjithashtu në listën e prezantuar nga ekipi i Barcelonës në rrjetin social “Twitter” , vihet re prezenca e sulmuesit francez Dembele i cili do të fluturojë bashkë me ekipin. Këto lajme pozitive vijnë për Barcelonën pas shumë lajmeve të pakëndshme, fatit të keq e një sërë problemesh të vazhdueshme që e kanë përcjellur në vazhdimësi, nga ikja e Messit e këtej. /Gazeta Enigma/
???? The squad for #DynamoBarça pic.twitter.com/EC2HbXwzGo— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 1, 2021