Katër muaj pasi iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, Sergio Ramos ende nuk ka debutuar për skuadrën franceze.
Situata është aq e rëndë saqë klubi nga “Parc des Princes” po e mendon edhe prishjen e kontratës me ish-kapitenin e Real Madridit.
Ramos ka qenë jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit, që ia pamundësoi të luante që nga 5 maji, në humbjen e Real Madridit 2:0 ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Sipas Le Parisien, Paris Saint-Germain nuk po e shmang mundësinë e lirimit të lojtarit.
Për ta prishur kontratën e Ramosit, PSG duhet të arrijë një marrëveshje me qendërmbrojtësin spanjoll, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.