Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se buxheti prej 100 milionë euro për FSK-në nuk është i mjaftueshëm.
“Është një nismë e mirë pasi deri tani ushtria ka pas një buxhet modest prej rreth 60 milionë euro dhe këto kanë mjaftuar vetëm për paguar pagat dhe mëditjet, shërbimet mbështetëse dhe asesi për blerjen e pajisjeve apo armatimeve më të sofistikuara që janë të planifikuara sipas ligjeve që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018”.
“Mirëpo, është një nismë e mirë që në vitin 2022 të rritet numrin e ushtarëve sa është i parashikuar prej 5000 aktivë dhe 3000 rezervë. Ne e dimë që tani kjo Forcë ka diku rreth 3500 pjesëtarë dhe është shumë larg arritjes së këtij numri që është i planifikuar”, deklaroi Kastrati.
“Pres që në të ardhmen Qeveria e Kosovës – cilado që të jetë do duhej ta ketë prioritet numër një mbrojtjen dhe sigurinë pasi pa këto të dyja nuk do të ketë siguri as për vendin dhe as qytetarët”, deklaroi Kastrati për FrontOnline.