Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga qeveria aktuale siç tha ‘të respektojë të kaluarën e këtij populli”.
Ai tha se me pajtimin për ‘hapjen e arkivave të UÇK’së u barazua UÇK me nje shtet terrorist”.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate shprehet dyshues lidhur me atë që po diskutohet në Bruksel.
“Duhet pasur kujdes çka po mbrojmë atje. Së pari kjo është tendencë për të ndryshuar narracionin që ka ndodhur në Kosovë. Fatkeqësisht edhe për të krijuar diç ka që s’ka dhe për ta kushtëzuar atë që në fakt është duke e fshehur. Në negociata të tilla duhet të jeni të kujdesshëm se në çfarë obligime po e futni shtetin tuaj”, thotë Limaj.
“Tash e sa vite ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë, edhe unë kur kam qenë në bisedime. Kur ne ia kemi kërkuar hapjen e arkivave. Shiko çka ndodhi në Parlamentin Europian. Kur ne ia kemi kërkuar Serbisë hapjen e arkivave vazhdimisht na kanë thënë hapni edhe ju tuajat. Këtu ka qenë një shtet terrorist që vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj një populli të pambrojtur. Ne kemi qenë qytetarë të atij shteti. Serbia asnjë veprim se ka bërë pa sistem”, shpjegon ai për RTK’në.
“Arkivat tona i ka pas NATO, i ka pas UNMIK’u. Për çfarë arkiva po flasim?”, pyet Limaj.
“Kjo mua më shqetëson më shumë, ai (Besnik Bislimi) s’e di se çka ka bërë. Prandaj edhe e relativizioi ai. Kqyre me çka e përfundon debatin, me çfarë diskutimin. Mënyra se si e arsyeton një marrëveshje. ‘S’kemi çka fshehim na”, shiko çfarë arsyetimi”, sqaron Limaj.
“UÇK’ja s’ka pasur kurrë çka të fsheh por nuk krahasohet me Serbinë që të dyja palët të hapin arkivat”, theksoi Limaj.