Atalanta dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kmapionëve.
Ndeshja mes Atalantas dhe Manchester United doli të jetë e fortë, me aksione të bukura dhe e luftuar.
Ishin fillimisht italianët që shënuan të parët pas një aksioni të bukur nga e majta.
Duvan Zapata gjeti bukur në kufijtë e zonës Josip Ilicic i cili gjuan dhe shënon për 1-0.
Pas goli rastet nga të dyja anët nuk munguan, por gola nuk kishte.
Kur filloi minuta e parë e lojës shesë, Manchester United barazoi rezultatin.
Bruno Fernandes me një pasim magjik gjeti Cristiano Ronaldon i cili nuk mund të gabonte nga një pozitë e tillë për 1-1.
Goli ishte i bukur, por asistimi ishte edhe më i bukur.
Pjesa e dyta po ashtu doli të jetë e bukur me dy skuadrat që kishin raste.
Që në rastin e parë serioz në pjesën e dytë, Atalanta gjeti golin e dytë. Zapata në formë të mirë, merr një pasim në zonë dhe gjen golin.
Fillimisht u gjykua si pozitë jashtë loje, por pas shikimit në VAR, goli u pranua.
Atalanta kishte rast të mirë që ta mbyllte ndeshjen në minutën e 80-të, por harkimit të Davide Zappacosta, nuk iu përgjigj mirë Zapata.
Por kur në fushë është Cristiano Ronaldo, loja nuk mbyllet lehtë.
Një goditje e bukur e portugezit nga distanca në kohën shtesë, bëri që topi të përfundojë në portë për 2-2.
Grupi D mbetet i hapur pasi që Manchester United dhe Villarreal kanë nga 7 pikë, ndërsa Atalanta ka 5 pikë…