Një shkollë fillore në Edinburg u ka kërkuar nxënësve edhe djemve për të veshur funde që ta promovojnë barazinë. Megjithatë, kërkesa e shkollës u kritikua nga disa prindër.
Kërkesa erdhi pas një veprimi të ngjashëm të një shkolle në Spanjë, ku mësuesit dhe fëmijët kanë veshur funde për të shfaqur solidaritet me një djalë që ishte përjashtuar vitin e kaluar pse kishte veshur fund.
Në shkresën elektronike dërguar prindërve thuhet se shkolla dëshiron që fëmijët të ndihen rehat duke marrë pjesë në këtë ceremoni dhe se mund të veshin pantallona nën fund, nëse është e nevojshme, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Një nënë e quajtur Megan, që ka një djalë në këtë shkollë, shkroi: “Djali im është vetëm 5 vjeç dhe sapo e mori këtë letër nga shkolla. Lërini fëmijët që të jenë fëmijë.”
Shkolla tha se nxënësit e klasës së gjashtë dolën me këtë ide, pasi u bënë të vetëdijshëm për fushatën e ngjashme në Spanjë. “Ne duam që shkolla jonë të jetë gjithëpërfshirëse dhe ta promovojë barazinë”, thuhet në shkresë./Gazeta Enigma/