Ndeshjet e Ligës së Konferencës: Roma synon mrekullinë, Tottenhami luan në shtëpi

Ndeshjet e Ligës së Konferencës: Roma synon mrekullinë, Tottenhami luan në shtëpi

Liga e Konferencës të enjten vazhdon me ndeshjet e radhës të xhiros së katërt në fazën e grupeve.

Krahas përballjeve të Ligës së Evropës që janë gjithashtu luhen sonte, në mbrëmje zhvillohen edhe 16 duelet tjera të Ligës së Konferencës.

Roma e Jose Mourinhos kërkon ‘hakmarrje’ në shtëpi ndaj Bodo/Glimtit, skuadër e cila e mposhti në Norvegji me rezultat 6:1.

Ndërkaq, Tottenhami i Antonio Contes do të luajë përballë Vitesses.

Baseli i shqiptarëve është mysafir i Omonias.

Kujtojmë se finalja e madhe e Ligës së Konferencës këtë edicion luhet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’./Gazeta Enigma/

Related Articles