Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë, vendimin për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, shefi i ekzekutivit, tha se e të gjitha reformat janë në agjendë për reformë evropiane.
“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe jemi në rrugë te mbarë.”, ka thënë Kurti.
“Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe deri në fund të këtij viti pritet të rritet edhe zhvillimi ekonomik. Kemi pasur rritje të hyrave importeve etj. Kemi menaxhuar pandeminë dhe jemi vendi i parë në rajon me mesataren e numrit të vaksinave Kemi filluar reformat rrënjësore në drejtësi me veting dhe ligjin për pasuri të pajustifikueshme. Këto reforma do të forcojnë shtetin e së drejtës. Kemi themeluar struktura ndërinstitucionale për procesin e integrimit evropian. Këto edhe tema të tjera do të diskutohen hollësisht në ketë komision sot e nesër dhe këto janë prioritete edhe në agjenda për reforma evropiane”, ka thënë tutje ai.
Më tej ai ka thënë se edhe BE-ja duhet të ketë përmbushje për çështjen e Kosovës.
“Edhe zëri i qytetarëve të Kosovës duhet të dëgjohet nga ju. Veprimi për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i padrejtë dhe dritëshkurtër”, ka thënë ai.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka shprehur lëvdata për qeverisje.
“Buxheti është më i lartë dhe me 2.7 miliardë euro. Kjo rritje do të prek çdo qytetarë dhe parasheh ndarje buxhetore për qytetarë. Kemi pasur zgjedhje nacionale dhe zgjedhje lokale ndërsa do të kemi dhe zgjedhje për balotazh. Të dyja këto zgjedhke kanë qenë të lira. Më e rëndësishmja kanë tregtar se Kosovë është demokraci. Brenda këtij viti do të kemi dy ligje kornizë. Reformat në fushën e sundimit të ligjit përfshin ligjin për gjykatën komercialë, strategjinë e sundimet të ligjit, koncept dokumentin për vetting. Për këtë kohë kemi bërë përparime të dukshme sa i përket Stabilizim Asociimit”./Gazeta Enigma/