Zyrtare: Xavi rikthehet te Barcelona, emërohet trajner i skuadrës

Zyrtare: Xavi rikthehet te Barcelona, emërohet trajner i skuadrës

Xavi është rikthyer te Barcelona në postin e trajnerit pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Pas 14 muajsh në detyrë, Barcelona vendosi ta shkarkojë Koemanin për shkak të rezulteteve të dobëta.

Tani, klubi katalunas ka vendosur ta emërojë legjendën e klubit në krye të detyrës së trajnerit.

Xavi ka qenë deri më tani trajner i Al-Sadd, derisa klubi nga Katari e ka konfirmuar këtë lëvizje.

“Klubi e ka aprovuar kalimin e Xavit te Barcelona. Xavi konsiderohet pjesë e rëndësishme e historisë sonë dhe ne i dëshirojmë sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles