Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.Sh., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas kërkesës, i pandehuri A.Sh., më 04.11.2021, rreth orës 19:30 në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substancë psikotrope apo substanca analoge.
Pas zbatimit të urdhër-kontrollit në shtëpinë e tij në Prizren, Policia e Kosovës arrijnë të gjejnë dëshmitë si në vijim:
Një qese e vogël plastike brenda se cilës dyshohet se përmban substance narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.2 gram;
Një sasi e vogël e shpërndarë ne dysheme (beton) e cila dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë, me peshë prej 1.9 gram;
Dy qese të vogla plastike brenda së cilave dyshohet se ka substancë narkotike të llojit kokainë së bashku me një sasi të vogël të rënë nga dy qeset në fjalë mbi komode të kuzhinës së shtëpisë, me peshë totale prej 1.4 gram;
Qese plastike të dedikuara për mbështjellje të lëndës narkotike të llojit kokainë;
Një qese e vogël plastike dhe copëza gurësh të cilat dyshohen të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 4.8 gram;
Qese plastike për të cilat dyshohet se ka qenë e mbështjellë lënda narkotike e llojit kokainë;
Njëmbëdhjetë qese të vogla plastike qe dyshohet se përmbajnë substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë prej 2.2 gram;
Një qese e vogël plastike brenda se cilës dyshohet se ka substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.3 gram;
Një peshore e vogël digjitale me mbishkrim ‘’Constant 14192-616C’’;
Para të gatshme 2×5 euro; 1×10 euro dhe,
Një fishek i pistoletës, të cilat dëshmi janë sekuestruar nga ana e policisë.
I pandehuri A.Sh., me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore./Gazeta Enigma/