Rritet numri i fluturimeve, zvogëlohet numri i pasagjerëve të transportit hekurudhor në Kosovë

Rritet numri i fluturimeve, zvogëlohet numri i pasagjerëve të transportit hekurudhor në Kosovë

Transporti i udhëtarëve me aeroplan ka shënuar rritje në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pandemia COVID-19 kishte çrregulluar pothuajse të gjithë sistemin e transportit, përfshirë këtu edhe atë ajror.

Por, transporti ajror në Kosovë ka nisur ringjalljen, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

ASK-ja ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e tretë (TM3) 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM3 të vitit 2021 është 3 mijë e 532 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020) ka një rritje për 191për qind, kjo për arsye se në vitin e kaluar, në periudhën e njëjte referuese, ishte ndaluar transporti ajror për shkak te pandemisë Covid-19.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti në TM3 të vitit 2021 ishte rreth 524 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020) ka një rritje për 91 për qind.

Përkundër rënies së rasteve me COVID-19, transporti hekurudhor ka shënuar rënie të përdorimit.

Sipas ASK-së, në Tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 12 mijë, ku krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020, numri i pasagjerëve është zvogëluar për 22.6 për qind. Transporti i mallrave me tren në TM3 2021 ishte rreth 187 mijë ton. /

Related Articles