Policia në Gjilan ka arrestuar një grua, e cila ka sulmuar fizikisht bashkëshortin, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pas një zënke verbale në mes çiftit.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./Gazeta Enigma.