Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi takoi Drejtorin e UN Habitatit z. Christofer Williams me seli në Nju Jork, me të cilin biseduan për finalizimin e programit të përbashkët 4 vjeçar 2022 – 2025 për investime kapitale në komuna.
Poashtu, Ministri Krasniqi vuri në fokus arritjen e marrëveshjes me programin e UN Habitatit në Kosovë, inicimin e procesit të analizës për vlerësimin e gjendjes së komunave post COVID-19, digjitalizimin e shërbimeve komunale, si dhe organizimin e konferencës së donatorëve dhe investimeve për këtë çështje.
Drejtori i UN Habitatit në Nju Jork z.Christofer Williams përgëzoi Ministrin Krasniqi për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe angazhimin për zbatimin e të gjitha iniciativave dhe projekteve të filluara, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e komunave.
Në përmbyllje të takimit u konfirmua mbështetja e UN Habitatit për realizimin e projekteve dhe iniciativave për komunat e Kosovës./Gazeta Enigma/