Kompanitë vendore në vitin 2020 kanë rritur eksportet.
Rritja e eksporteve i atribuohet pandemisë ngase ka pasur dështim të zingjirit të prodhimit në Azi dhe këtë boshllëk e kanë shfrytëzuar kompanitë e Kosovës të cilët kanë depërtuar me prodhimet e tyre në tregun e jashtëm.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha i cili shtoi se gjatë vitit 2020 Kosova ka rritur eksportin e mallrave në 460 milion euro.
Sipas tij projeksionet janë të mira edhe këtë vit ku rritja e eksporteve parashihet të jetë 40 përqind më shumë
“Kjo rritje ndodhi për shkak të shumë faktorëve, por një nga ta ishte edhe dështimi i zinxhirit të prodhimit me Azinë ku disa kompani tona e shfrytëzuan shumë mirë këtë mundësi. Duke përcjell trendin e rritjes për tremujorin e parë të vitit 2021. Ne presim që deri në fund të vitit eksportet të arrijnë shumë prej 650 milionë euro. Por, për të pasur rritje të këtij sektori ekonomik duhet të ketë përkrahje si me grante, por edhe mënyra tjera të financimit,” ka thënë ai.