Të pavaksinuarit do ta paguajnë vetë trajtimin për COVID-19

Të pavaksinuarit do ta paguajnë vetë trajtimin për COVID-19

Pacientët me COVID-19 në Singapor, të cilët nuk vaksionohen me vullnetin e vet, do të duhet që ta paguajnë koston e hospitalizimit nga 8 dhjetori. Kështu ka vendosur qeveria e këtij vendi.

Tash për tash, qeveria i mbulon kostot e trajtimit të banorëve të Singaporit dhe të atyre që kanë pasaporta me afat të gjatë, përpos atyre që kanë dalë pozitiv menjëherë pas kthimit nga udhëtimi në vendet e huaja.

Ministri i Shëndetësisë, Ong Ye Kung, tha se vendimi i qeverisë për të mos e paguar koston e trajtimit të personave të pavaksinuar është një sinjal i rëndësishëm për ata që ende po refuzojnë që ta marrin vaksinën, shkruan The Guardian.

“Tash për tash, personat e pavaksinuar përbëjnë një shumicë të konsiderueshme të atyre që kërkojnë kujdes intensiv dhe në mënyrë disproporcionale kontribuojnë në presionin ndaj burimeve tona të kujdesit shëndetësor”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Masa e re vlen vetëm për personat që vendosin që të mos e marrin vaksinën, pavarësisht se në aspektin mjekësor i plotësojnë kushtet dhe që janë hospitalizuar ose që janë në qendra të trajtimit për COVID-19 më 8 dhjetor e më vonë.

Ata që nuk i plotësojnë kushtet për vaksinim, përfshirë fëmijët nën moshën 12-vjeçare, dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore, prapë do ta kenë koston e trajtimit të mbuluar plotësisht nga qeveria./Gazeta Enigma/

Related Articles