Një e mitur në Gjakovë ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e këtij qyteti, pasi është shtatzënë.
Sipas viktimës, ajo që dy vjet është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në lidhje me rastin, është liruar.
Gjakovë, 08.11.2021 – 14:00. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se viktima femër kosovare e mitur, ka kërkuar tretman mjekësor pasi që është shtatzënë. Sipas viktimës, ajo që dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në lidhje me rastin, është liruar./Gazeta Enigma/