Të marten rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.
Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete . Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar ndihma mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” tha Borovci. /Gazeta “Enigma”/