Po vazhdojnë aksionet e policies nëpër terren ndaj qytetarëve të cilët nuk po rrespektojnë masat antiCOVID.
Nga këto aksione është shënuar rritje e numrit të gjobave të shqiptuara nga policia.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 448 gjoba antiCOVID.
Ndërkohë përkundër rënies drastike të numrit të viktimave dhe rasteve positive me COVID, po vazhdojnë ende të na shoqërojnë masat të cilat ndodhen në fuqi që nga fillimi I muajit shtator.
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur që ende nuk është caktuar se kur do të rishqyrtohen këto masa./Gazeta Enigma/