Të dielen i është vjedhur vetura djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa pas dy ditësh vetura e vjedhur është gjetur në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës dhe e njëjta i është kthyer pronarit.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjetja e veturës se djalit të Berishës është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“VETURË E VJEDHUR E GJETUR /Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10″.
“Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/