Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ku është vrarë 21-vjeçari E.R në Gjilan ka gjetur edhe substancë narkotike.
Në raportin 24-orësh, policia ka njoftuar se ka arritur të gjejë 10,5 gram marihuana dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Deri më tani pesë persona janë arrestuar për rastin e vrasjes së E.R.
“Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar”.
“Ndërsa në vendin e ngjarjes, është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/