Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk është fundi i botës që Kosova nuk u ftua nga Amerika në Samitin për Demokraci, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se aleanca e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e palëkundur.
“Aty ku nuk më keni parë ende do të më shihni. Janë disa gjëra të cilat janë te palekundshme sic ështe aleanca me Amerikën. Nuk është aleancë që mbahet për fije të perit. Ka nis shumë ma heret. Nuk besoj që paraqet problem nëse nuk nga ftojnë në ndonjë samit”, ka thënë Kurti në ATV.