Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 0:2.
Mysafirët fituan takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me golat e Faisal dhe Al Daradreh, shkruan Gazeta “Enigma”.
Pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm i Kosovës, Gliha theksoi se luajtëm mirë, por nuk kishim fat.
“Padyshim, kishim shumë raste, është situatë psikologjike. Gjëja më e rëndësishme në futboll është të shfrytëzosh rastet, por ne nuk shënuam, çfarë mund t’ju them”, tha fillimisht Gliha për Super Sport Kosova.
“Ne krijuam shumë shanse, por nuk patëm fat. Ndoshta fati do të arrijë në ndeshjen e ardhshme, në futboll duhet të krijoni raste, do të thote që luani mirë. Unë do të flasë me ekipin për të shënuar gola, do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet. Futbolli është i tillë”, përfundoi ai.
Kosova ndeshjen e radhës e luan në kualifikimet e “Ligës së Kombeve” kundër Greqisë të dielën.
/Gazeta Enigma/