“U vetëvra” — Deklarata e Sveçlës e demotivoi familjen e togerit të vrarë në parking të doganës

“U vetëvra” — Deklarata e Sveçlës e demotivoi familjen e togerit të vrarë në parking të doganës

Motra e togerit që kishte mbetur i vrarë në parkingun e doganës, Adelina Berisha, ka bërë një reagim disa ditë pasi tjetra motër ua kishte zënë pritën kryeministrit Albin Kurit dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në këtë reagim, Berisha thotë se s’ka çka t’u shtojë fjalëve të motrës së saj që kjo e fundit ua tha qeveritarëve në sy. Por, shtoi se deklaratat e ministrit Sveçla e kanë demotivuar familjën.

“Kaluan dy ditë nga ballafaqimi i rastësishem i motrës sonë Laura Berisha  me qeveritarët tanë, duke iu kërkuar llogaridhënie rreth hetimit te rastit te vrasjes së vëllaut tanë, e ne kemi pranuar shumë mesazhe mbeshtetëse nga ju por edhe thirrje për ta shtjelluar më në detaje rastin në medie. Përtej asaj që motra jonë Laura e tha para qeveritarëve ne nuk kemi asgje tjetër per të thene, sepse tash e gati 7 muaj nuk kemi asnjë informate nga hetuesia e prokuroria, pervec faktit se ne diten e vrasjes se vellaut tone, nuk kane funksionuar kamerat, jane gjetur 2 plumba, njeri prej te cileve nuk dihet se ku ka perfunduar, si dhe pastrimit te vetures me urdher te prokurorise 1 jave pas ngjarjes”, ka thënë ajo. /Gazeta “Enigma“/

Postimi i plotë:

Related Articles