Policia e Kosovës në rajonin e Deçanit, ka bërë të ditur se më datë 10 nëntor (dje), kanë pranuar një informatë se një person është i lidhur me litarë pranë një automjeti.
Sipas policisë, më të marrë informatë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku aty kanë takuar viktimën.
“I njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor, viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sipas viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ndërsa, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në koordinim me prokurorin e shtetit, është vërtetuar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur deklarimin e tij.
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit, është vërtetuar- zbuluar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’.
“I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Grabitje’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë”, bëhet e ditur përmes komunikatës së policisë