Qeveria e Kosovës në mbledhjen e tetë, ka miratuar vendimin që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se anëtarët do ti kryejnë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm
“Paraqes para jush për shqyrtim propozim vendimin në përputhje me ligjin dhe ashtu siç e specifikon komisioni është organ i pavarur. Në këtë drejtim emrat janë Albert Zogaj kryetar i komisionit , anëtare Drita Rexhaj, anëtar Afrim Shala, Zenel Leku anëtarë i komisionit, Halide Reka anëtare e komisionit, Aris Hoti anëtarë i komisionit, kjo përbërje do ti kryejë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm”, tha ajo.
Po ashtu Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të kërkohet nga Presidentja e vendit për dhënien e autorizimit Ministrisë së Arsimit për lidhjen e marrëveshjes për financimin dhe drejtimin e zbatimit të projektit Heras+.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, tha se ky veprim është i rëndësishëm për zbatimin e këtij projektit.