Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 8 milionë euro për skemat sociale dhe pensionale
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për përfituesit e skemës pensionale do të aplikohet një shtesë mujore në mënyrë që pensioni bazë dhe shtesa të arrijnë shumën prej 100 euro në muaj për këta tre muaj.
“Për përfituesit e skemës pensionale që marrin më pak se 100 euro në muaj do të aplikohet një shtesë mujore ashtu që pensioni bazë dhe shtesa të arrijnë shumën 100 euro në muaj. Arrihet që së paku deri në muajin qershor asnjë pension të mos jetë nën 100 muaj” ka thënë ai.
Murati ka deklaruar se përfituesit e skemave të ndihmës sociale do të përfitojnë një pagesë shtesë prej 30 për qind mbi shumën e rregullt që marrin.
“Për përfituesit nga skema e ndihmës sociale që do të përfitojnë një pagesë shtesë prej 30 për qind mbi shumën e rregullt që marrin bazuar në numrin e familjeve përfituesit të muajit përkatës. Do të jetë synim i ynë që një ndihmë e mirë të mundohet të mirëmbahet gjatë tërë vitit 2021” ka thënë ai.