Kosova në heshtje zgjedhore

Kosova në heshtje zgjedhore

Partitë politike të premten mbrëma kanë përmbyllur fushatën pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen të dielën në Kosovë.

Kështu që të shtunen në Kosovë është heshtje zgjedhore.

Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.

Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Raundi i parë i zgjedhjeve është mbajtur më 17 tetor. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles