Shoqërohet në polici një person në Kamenicë , dyshohet se fotografoi votën

Shoqërohet në polici një person në Kamenicë , dyshohet se fotografoi votën

Është shoqëruar në polici një person në Kamenicë, pasi që dyshohet se ka fotografuar votën.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani konfirmoi se një person është shoqëruar në stacion policor dhe prokurori kujdestar është dalë në vendin e ngjarjes.

“Një person është shoqëruar për në stacion nën dyshimin për fotografim të votës. Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me çështjen”, tha Hashani.

Ai gjithashtu shtoi se rasti ka ndodhur në objektin e Gjimnazit në Kamenicë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles