Kryeministri Albin Kurti tha se në takimin me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq biseduan për raportet mes dy vendeve si dhe për marrëveshjet e nënshkruara dhe ato që do të nënshkruhen.
“Në takimin e sotëm ndërmjet dy delegacioneve tona biseduam për raportet miqësore dhe mënyrat se si mund t’i intensifikojmë dhe forcojmë ato”, tha Kurti.
“Folëm për 12 marrëveshjet që i kemi dhe për 7 marrëveshjet tjera që so të finalizohen së shpejti”, deklaroi kryeministri.
Ai tha se mbështet idenë për tregun e përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa e falenderoi Plenkoviqin edhe për mbështetjen në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë në Slavonski Brod të Kroacisë. /Gazeta Enigma.