Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 263 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 721 tiketa trafiku, transmeton Klan Kosova.
Janë shkaktuar 28 aksidente trafiku me dëme materiale e 14 me të lënduar dhe janë arrestuar 16 persona e janë dërguar në mbajtje 15 persona. /Gazeta “Enigma”/