Pasi ka luajtur 14 minuta në duelin me Uruguain në ndeshjen e javës kaluar, të cilën e kombëtarja e tij e fitoi me rezultat minimal (0:1), Lionel Messi do të luajë edhe kundër Brazilit, në Superklasico për kualifikimin në Botërorin 2022.
“Isha mirë fizikisht dhe kundër Uruguait vendosëm që gjëja më e mirë ishte të luaja për disa minuta për të parë nëse kisha një ndjenjë të mirë”, tha Messi
Ndërsa Lionel Skalone vuri në dukje se nesër (e martë) konfirmohet nëse ai do të luajë.
“Le të shpresojmë se do të jetë mirë. Ai u stërvit normalisht në tre ditët e fundit, por ende duhet të shohim nëse do ta përfshijmë në thirrjen përfundimtare“, tha ai.
Skalone vuri në dukje se dueli i ardhshëm ndaj Brazilit mund të jetë tejet sfidues për fatin e kualifikimit të Argjentinës në botërorë, pavarsisht se gjasat e kësaj të fundit janë reale, pasi ka diferencë të konsoliduar pikësh ndaj përcjellëses, Ekuadorit në pozitën e tretë.
“Do të jetë një lojë me vështirësi të mëdha, sepse Brazili është lideri aktual i kualifikueseve dhe tashmë është konfirmuar për Botëror. Por kjo është ndryshe nga një finale e cila ka shije të tjera. Ky Brazil është një ekip më i mirë në krahasim me kohët e fundit, ata janë shumë efektivë në finale. Duhet të jemi të kujdesshëm pas, por edhe të kemi aftësinë për t’i shkaktuar dëm kundërshtarit”, përfundoi strategu Argjentinas.