Në Shqipëri është shënuar një shifër e lartë e numrit të të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3662 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 587 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 persona.
Në 24 orët e fundit ka shtatë humbje jete me COVID pozitiv: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.
Ndërkaq deri më tani numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë ka shkuar në 8 317 persona.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.